Aktuale Më shumë

Në Komunën e Ulqinit 160 të punësuar. Me zjarrfikësa 196

Prej tvteuta22:33, 12 Shtator 2022

Në Komunën e Ulqinit aktualisht janë të angazhuar 160 të punësuar, ndërsa me Shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit, duke përfshirë edhe ata sezonal, numri shkon në 196, njoftoi sekretari për buxhet dhe financa, Arian Murati.

Ai nuk u përgjigj nëse ato 160 janë të punësuarit në total apo vetëm me vendim të përhershëm.

Ai u ankua se në disa sektorë, ku bën pjesë edhe ai i financave, ka mungesë të punësuarve.

Lidhur me fenomenin tashmë të njohur të të punësuarve fantazëm, të cilët marrin rrogë nga Komuna e nuk paraqiten në punë, Murati tha se secili udhëheqës përgjigjet për sektorin e vet, dhe siguroi se ata në sekretariatin e tij janë maksimalisht të rregullt.

  • 1

    Radio