Aktuale Më shumë

Në gjashtë muajt e parë, 16 përqind më shumë turistë se në vitin rekord 2019

Prej tvteuta11:02, 17 Gusht 2023

Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, Malin e Zi e vizituan rreth 40 përqind më shumë turistë sesa në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, apo 16 përqind më shumë se në vitin rekord 2019, deklaroi Aleksandra Gradasheviq Sllavulica nga Ministria e Turizmit. Ajo njoftoi se ka pasur rritje të numrit të turistëve si në hotele ashtu edhe në akomodimin privat. Gradasheviq Sllavulica për programin e mëngjesit tha se prag-sezoni ishte aq i mirë sa mund të shpresojmë se fitimi nga turizmi këtë vit mund të kalojë shifrën prej një miliard eurosh të vitin 2019.

  • 1

    Radio