Kulturë Më shumë

Në Galerinë e arteve ekspozitë fotografike

Prej tvteuta15:44, 14 Shtator 2015

Qendra për Kulturë e Ulqinit e cila në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Izrael Dr. Haim Abravanel nga Prishtina organizuan në Galerinë e arteve në Muzeun në Kala ekspozitën fotografike Shpëtimi i Hebrenjve në Kosovë gjatë Holokausit. Ekspozitat me tematikë të veçantë siç ishte edhe kjo e nderojnë qytetin tonë, por edhe shqiptarët të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë për shpëtimin e Hebrenjve, kështu u shpreh drejtori i Qendrës për kulturë dr. Nail Draga.
Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael Dr. Haim Abravanel në Ulqin u paraqit me 40 fotografi në të cilët janë hebrenjtë e shpëtuar dhe familjet shqiptare të cilat i kanë shpëtuar ato. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte në rritjen e vetdijes tek popullata e Komunë së Ulqinit për vlerat dhe kontributin e shqiptarëve që kanë dhënë për hebrenjët, kështu tha nënkryetarja e Shoqatës Xhengyle Ilijazi.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin edhe disa nga antarët e familjeve shqiptare të cilët shpëtuan hebrenjtë.
Por, kishte edhe nga ato të cilëve u kujtohej ajo periudhë në Kosovë, siç ishte rasti i Igballe Mollashabani Hoxha.
Ekspozita me fotografi do jetë e hapur deri me datë 25 shtator, ku më pas vazhdojnë udhëtimin për në Shkodër ku do kenë ekspozitën e radhës.

  • 1

    Radio