Sociale Më shumë

Në farmaci nuk ka mungesë të pajisjeve të nevojshme

Prej tvteuta17:56, 13 Mars 2020

Edhe pse në Mal të Zi për momentin nuk ka rast me koronavirus, me paraqitjen e rasteve të para në shtetet fqinje qytetarët kanë filluar të marrin masat e nevojshme për parandalimin e këtij virusi. Ato janë furnizuar me medikamente dhe produkte tjera  që shërbejnë për mbrojtje.  Farmacitë e qytetit kanë raportuar rritje të kërkesës për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripit normal. Mehrixhana Dervishi Llazorja nga farmacia “Pharmalife”, tha për TV Teuta se kërkesat për maska vazhdojnë të jenë të larta , kurse nga pajisjet e tjera më së shumti kërkohen dorezat dhe mjetet e tjera sanitare dhe dezinfektuese.

  • 1

    Radio