Në Darzë ndërprerje sporadike të energjisë, por pa ndikuar në procesin zgjedhor
Prej tvteuta16 October 2016

Në qendrën e votimit numer 13 në Darzë numri i votuesve është 343 persona. Deri tani aty kanë votuar 30.6 % dmth 105 votues.Kryetari i kësaj qendreje të votimit Çedo Popoviq shprehet për televizionin Teuta se votimet vijojn qetësisht. Gjate ditës tha Popoviq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të her pas hershme,por kjo nuk ka ndikuar negativisht në procesin zgjedhor pasi kane qenë të shkurtra e të papërfillshme.