Në Bjello Polje një fshat izolohet plotësisht

Prej tvteuta16:14, 2 Prill 2020

Banorët e fshatit Biokovac në Biello Polje janë izoluar plotësisht  pasi aty u regjistruan 5 raste me sëmundjen e Covid 19. Në Sektorin e sigurisë së Biello Poljes kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat për të kontrolluar hyrjet dhe daljet nga fshati, në të cilin mund të hyjnë vetëm automjetet e autorizuara. Nga Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim i këtij qyteti apelojnë tek banorët që të qëndrojnë në shtëpi, kurse për çdo nevojë do të kujdesen vullnetarët e angazhuar.

  • 1

    Radio