Sociale Më shumë

Në “Bellevue” : Kongresi I parë I punëtorëve të shëndetësisë – mjekët nga Ulqini të painteresuar

Prej tvteuta14:30, 27 Maj 2016

Në hotelin “Belvi” është duke u mbajtur Kongresi i parë i punëtorëve të shëndetësisë së Malit të Zi i cili do të zgjasë deri më 29 maj.

Kongresin e organizon Asociacioni i punëtorëve të Shëndetësisë së Malit të Zi, nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Shëndetësisë, i cili nga takimet e rregullta të majit u shëndrrua në Kongers ku marrin pjesë 150 punëtorë të shëndetësisë së Malit të Zi, por edhe nga vedet e ish Jugosllavisë Sërbia, Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia.

Sot u ndanë edhe tre shpërblime –pllakë argjendi për punëtorët më të dalluar të vitit.

Në këtë Kongers do të prezantohen 150 punime nga fushat e ndryshme të mjekësisë, ku në fund të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me cetrifikata – shprehet Vesna Raosavleviq, kryetarja e Asociacionit të Punëtorëve Shëndetësor të Malit të ZI.

Ajo që të bije në sy shton Zonja Vesna Raosavleviq është mosinteresimi i mjekëve nga Ulqini për të marrë pjesë në këtë Kongres ku bëhet edukimi i mjekëve dhe prezantimi i punimeve.

  • 1

    Radio