Në 24 orët e fundit 13 aksidente trafiku

Prej tvteuta13:42, 16 Tetor 2022

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi kanë ndodhur 13 aksidente trafiku ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe katër të lënduar lehtë.

Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë tha se shtatë aksidente kanë ndodhur në Podgoricë, dy në Kotorr.

Nga një aksident ka ndodhur në Danilovgrad, Tivar, Tivat dhe Nikshiq.

Janë lëshuar 62 urdhëra gjobe me pagesë dhe janë paraqitur 174 kallëzime për kundërvajtje.

Policia ka konfiskuar nëntë palë targa.

  • 1

    Radio