NDIHMOHEN FARMERËT E MALËSISË

Prej tvteuta11:35, 8 Gusht 2015

Ministri i bujqësisë Petar Ivanoviq sot ka vizituar komunën urbane te Tuzit. Ai me këtë rast është takuar me bujqit nga kjo zone ,si dhe disa përfaqësues te gjuetarëve. Ivanoviq duke iu drejtuar te pranishmeve potencoi se uji nga liqeni i Shkodrës duhet shfrytëzuar me shume dhe me mire për te ujitur pronat te cilat gjenden ne afërsi te tij,ndërsa për gjuetaret e këtij vendi theksoi se duhet te jene te interesuar për mundësinë e gjuetisë e jo edhe për kufirin e rajonit te gjuetisë. Nga ana tjetër gjuetaret e kësaj treve nuk ishin aq te kënaqur me deklaratën e Ivanoviqit dhe theksuan qe kufiri i Komunës urbane te Tuzit duhet te jete edhe kufiri i rajonit te gjuetisë te gjuetareve nga Malësia. Ndërkaq ,bujqit nga Malësia kërkuan nga ministri Ivanoviqi qe Ministria te ndaj me shume mjete dhe kredi për prodhuesit bujqësorë.

  • 1

    Radio