Aktuale Më shumë

Ndërtimi i Galebit: Abazoviq mohon pretendimet se planifikohen apartamente. Pamja, çështje preferenciale

Prej tvteuta17:31, 31 Janar 2023

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryesoi sot delegacionin qeveritar në një vizitë mjaft domethënëse në Ulqin, çka e tregon edhe numri i ministrave dhe sekretarëve shtetëror që e përcollën. Pjesë e delegacionit, ishin ministri i shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, i bujqësisë, Vlladimir Jokoviq, i pakicave, Fatmir Gjeka, i turizmit Goran Gjuroviq dhe ministrja e urbanizmit Ana Novakoviq Gjuroviq. Vizita filloi me një takim me kryetarin e Komunës Omer Bajaraktarin dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa më as u vazhdua e vizitën në Qendrën Shëndetësore. Gjatë vizitës u njoftua se sektori Urgjencës do të rinovohet komplet, ndërsa në plan është edhe ndërtimi i një blloku të ri në të cilin do të mund të kryhen shërbime të reja.

Më pas delegacioni vizitoi vendin ku dikur gjendej hotel “Galeb”, saga e të cilit vazhdon tash më shumë se 15 vite. Abazoviq shprehu sigurinë se investitori i i do ti reespektojë detyrimet e marra dhe Ulqini së shpejti do të bëhet një hotel të ri me 5 yje. Përveç tij, në plan është edhe ndërtimi i hotelit Jadran por edhe investime të tjera në sektorin e turizmit.

I kënaqur për vizitën u shpreh edhe kryetari i Komunës Omer Bajraktari, i cili falenderoi qeverinë që në në kohë të shkurtër ka arritur të shtyjë përpara projekte madhore pë Ulqinin, të cilët janë lënë pas dore për 30 vite. Ai tha se Ulqinin e pret një periudhë zhvillimi si asnjëherë më parë me projekte të shumtë që do të nisin që nga viti aktual

Abazoviq njoftoi edhe disa projekte të reja , disa prej të cilëve janë përmendur më herët por asnjëherë nuk kanë shkuar përtej ideve. Rregullimi i Ranës dhe lidhja e saj me Limanin, tha Abazoviq, do ti japin një dimension të ri vlerës turistike të kësaj zone.

Çështja e “Galebit” ka qenë temë e të gjitha debatave politike në Ulqin këto 15 vitet e fundit. Por me ardhjen e investitorit të ri, debati më shumë po bëhet rreth planit të publikuar ideor, i cili ka marrë kritika për pamjen, e cila sipas disa arkitektëve, nuk i përshtatet ambientit dhe nuk është ndërlidhur si duhet me terrenin. Po ashtu janë hedhur dyshime se investitori planifikon ndërtimin e apartamenteve për shitje. Abazoviq i hodhi poshtë këto pretendime, ndërsa për pamjen, kjo tha ai është çështje preferenciale.

Një nga investimet e përmendura që në takimin e parë mes Abazoviq dhe homologut shqiptar Edi Rama, është ura mbi lumin Buna, e cila do të lidhte Plazhin e Madh me Velipojën. Abazoviq tha se për realizim më parë duhet të plotësohen kushtet ligjore, ndërsa përmendi edhe mundësinë që paralel me këtë të rregullohet edhe rruga që lidh Plazhin e Madh me bregun e Bunës.

Delegacioni qeveritar më pas vazhdoi vizitën edhe në Port Milenë, e cila është në plan të pastrohet, si dhe në pjesët e tjera ku janë parashikuar investime.

  • 1

    Radio