Aktuale Më shumë

Ndërron jetë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

Prej tvteuta09:50, 5 Dhjetor 2023

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.

Kolosi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, fituesi i “Sfinksit të Artë” mes aktorëve nga e gjithë bota me interpretimin e “Apologjisë së Sokratit”, ka mbyllur sytë pas mesnate.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e artistit, të cilët nëpërmjet një njoftimi shkruajnë se:“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”

  • 1

    Radio