Nderroi jete piktori I mirenjohur shqiptare, Gjelosh Gjokaj

Prej tvteuta20:12, 25 Shtator 2016

Sot rreth ores  07:15  në një spital të Bayernit në Gjermani, nerroi jete Akademiku Gjelosh Gjokaj.

Gjokaj ishte anëtarë i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ishte themelues i shkollës së artit pamor – grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë.

Akademik Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në Malësi, në fshatin Milesh.

Shkollën e Mesme të Artit dhe më pas, studimet e larta në Akademinë e Artit i kreu në Beograd. Diplomoi më 1963. Në vitet 1964-1969 themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë.

Që prej 1983 jetonte në Augsburg, Gjermani por një pjesë të kohës e kalonte edhe në vendlindje, në Milesh.

Ngushellime familjes Gjokaj i kane ardhur nga shume adresa, ashtu sikur edhe nga Kryeministri i Shqiperise Edi Rama dhe Kryetari i Republikes se Kosoves Hashim Thaci.

  • 1

    Radio