Ndërprerje e furnizimit me ujë

Prej tvteuta10:13, 21 Mars 2016

Prej sot në ora 18.00 e deri nesër me 22 mars në ora 15.00, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të qytetit nuk do të kenë furnizim me ujë.

Ndërprerje do të kenë lagjet e Gjeranava, Plazhi i Madh, si dhe një pjesë prej bulevardit deri tek tregu i gjelbër, kurse maja e pazarit, Qyteti i vjetër dhe Rana do të kenë prurje të ulta, lajmërojnë nga ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime.

  • 1

    Radio