Ndërprerje e energjisë elektrike

Prej tvteuta09:44, 22 Mars 2016

Deri me datën 25 mars në shumë lagje të Ulqinit do të vendosen matësat e ri elektrik. Për këtë arsye në zonat ku do të bëhet vendosja e tyre do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 8.00 deri në orën 18.00, në varësi të objektit.

Matësat do të vendosen në rugët Qazim Resulbegoviq, Vido Matanoviq, Mirko Stojanoviq , rruga e Kosovës, 26 Nëntori, lagjet Mëhalla e Re, Pinjesh, Mali i Bardhë, Kodra, Bashbylyk , Ullishtë dhe Mendër, njëftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

  • 1

    Radio