Ndalohet shitja e Kripores
Prej tvteuta10:02, 9 Shkurt 2016

Drejtori administrativ i Kripores Ognjen Jovoviq, i ka sugjeruar Gjykatës Ekonomike që të ndalojë përkohësisht shitjen e Kripores derisa të zgjidhen dy çështjet kryesore, pronësia e tokës prej 1500 hektarë dhe definimi urbanistik i kësaj zone me planet hapsinore të Komunës së Ulqinit dhe të Mirave Detare.
Deri tani ka pasur 14 tentativa për shitjen e Kripores, ku çmimi i fundit ishte 149 milion euro, dhe të gjitha dështuan pa asnjë ofertë.