Politikë

Aktuale Më shumë

Ndahet nga jeta Vasel Sinishtaj

Prej tvteuta18 October 2022

Vasel Sinishtaj, një nga themeluesit e Alternativës Shqiptare dhe deputet i Kuvendit të Malit të Zi, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e bëri të ditur kryetari aktual i kësaj partie, Nik Gjeloshaj.   Të nderuar miq, Me hidhërim e ndaj me Ju lajmin që Vasel Sinishtaj ndërroi jetë! Vaseli ishte njeri i mirë, profesionist dhe punëtorë i pashoq! Ishte përherë i gatshëm për këshilla e ndihmë për çdo njeri që kishte nevoj. Ishim bashkëudhtarë politik për një kohë të gjatë. Në rolin e deputetit ishte zëri i parë shqip në Parlamentin e Malit të Zi, dhe nuk u kursye për të drejtat e shqiptarëve! Njëri ndër themeluesit e Alternativës Shqiptare, aktualisht ishte Kryetar i Këshillit politik i ASH. Dy vitet e fundit me përkushtim kryente detyrën e Kryeadministratorit në Komunën e Tuzit. I përjetshëm qoftë kujtimi për figurën e Vasel Sinishtaj! Për datën e mbajtjes së Orës komemorative dhe varrimit, do të njoftoheni me kohë! Nik Gjeloshaj, Kryetar i Komunës së Tuzit dhe Alternatives shqiptare