Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Ndahet nga jeta Muhamed Ali

Prej tvteuta4 June 2016

Ish-kampioni botëror në kategorinë e rëndë dhe boksieri legjendar Muhamed Ali ka vdekur në moshën 74-vjeçare, njoftuan mediat botërore. Muhamed Ali ka ndërruar jetë të premten në një spital në Feniks, ku ishte shtrirë për shkak të problemeve respiratorë që kishin të bëjnë me sëmundjen e Parkinsonit me të cilën ishte diagnostifikuar në vitin 1980. Boksieri i njohur dominoi në vitet 1960-1970 dhe fitoi tri herë titullin e kampionit në kategorinë e rëndë. Luftërat e tij ishin në mesin e atyre që do të mbahen mend për spektaklin e veçantë të ofruar. Ali ishte i njohur me emrin e lindjes si Kasius Klej, por më vonë e ndërroi në Muhamed Ali pas kalimit në fenë islame.