Sociale Më shumë

Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frashëri

Prej tvteuta16:01, 1 Shkurt 2016

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.

Profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbremjen e së dielës. Kristo Frashëri, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ka qenë një ndër figurat më të njohura shqipetare duke filluar veprimtarinë e tij shkencore që prej vitit 1938.

Ai ka një numër të madh botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elementë të tjerë përmes të cilëve ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët.

  • 1

    Radio