Ndahen Abetaret kombëtare për shkollat fillore

Prej tvteuta09:50, 31 Gusht 2016

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për arsim të përfaqësuesve të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale në Ministrinë e arsimit Marash Dukaj,  ka ndarë 330 abetare në gjuhën shqipe të cilat Ministria e arsimit i ka siguruar për 12 shkolla fillore në Mal të Zi në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në  dy gjuhë, njoftohet nga ky resor.

Dukaj rikujtoi se abetarja përdoret prej vitit të kaluar shkollor si mjet arsimor didaktik për klasën e dytë dhe theksoi se abetarja vitin e kaluar ka lehtësuar shumë mësimin në gjuhën shqipe.

  • 1

    Radio