Sporti Më shumë

NBA: “Nuk e di si e kam bërë”, Donçiq mahnit të gjithë me lëvizjet magjike

Prej tvteuta13:15, 6 Nëntor 2022

Dallas Mavericks mposhti Toronto Raptorsin me rezultat 111:110 dhe basketbollisti slloven Luka Donqiç bëri dy lëvizje që do të mbahen mend gjatë dhe u bënë virale në rrjetet sociale.

Donçiç shënoi 35 pikë në këtë ndeshje dhe u bë basketbollisti i parë pas Wilt Chamberlain (1959 dhe 1962) që shënoi 30 ose më shumë pikë në tetë ndeshjet e para të sezonit.

Donçiqi vazhdon të dhurojë paraqitje mahnitëse në parket. Një asistim pas një driblimi spektakolar dhe një shënim pas disa lëvizjeve magjike çuan publikun në këmbë. As vetë slloveni nuk e di si bëri lëvizje të tilla.

“Po, ndonjëherë befasoj veten. Nuk e di se si e kam bërë këtë, ishte një goditje e vështirë. Të gjithë flasin për këtë”, ka thënë Donçiq pas ndeshjes.

 

“A e hodhi topin nëpër këmbë tetë herë? Vetëm ai mund ta bëjë këtë. Lëvizjet e tij befasojnë shumë njerëz dhe unë mendoj se ai befason veten”, ka thënë trajneri i Dallas, Jason Kidd.

I udhëhequr nga slloveni, Dallas ka shënuar fitoren e pestë karshi tri humbjeve. Ata do të luajnë ndeshjen e radhës më 10 nëntor kundër Brooklyn Nets, dhe Donqiç është koshashënuesi më i mirë i ligës me 36 pikë mesatarisht

 

 

 

 

 

  • 1

    Radio