Aktuale Më shumë

NBA, Golden State arrin fitoren e 60

Prej tvteuta16:02, 15 Mars 2016

Stephen Curry e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 28-vjetorin e tij. Basketbollisti i Golden State Warriors udhëhoqi skuadrën e tij drejt suksesit ndaj New Orleans 125-107, duke bërë që kampionët në fuqi të NBA-së të shënojnë fitoren e 60, në 66 ndeshje të zhvilluara deri më tani.  Stephen Curry, MVP i sezonit të kaluar e mbylli ndeshjen me 27 pikë, 5 topa në tabelë dhe 5 asist.

Chicago Bulls, nga ana tjetër, rigjen fitoren në NBA dhe kthehet në zonën e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes.

Skuadra nga Illinois mundi Toronton në “Air Canada Center” 109-107, duke shënuar fitoren e 9 radhazi ndaj kësaj skuadre.

  • 1

    Radio