Sporti Më shumë

NBA dhuron katër ndeshje fantastike

Prej tvteuta20:33, 28 Tetor 2022

Në mengjesin e së premtes, gara më e famshme në basketboll, NBA, dhuroi katër sfida fantastike.

Dallas Mavericks triumfoi në “Barclays Center” përballë Brooklyn Nets vetëm pas vazhdimeve, me rezultatin final 129-125. Fenomeni, Luka Doncic ishte madhështor duke i arritur shifrat magjike ‘triple-double’ – prej 41 pikëve, 11 kërcimeve e 14 asistimeve. Në anën tjetër, Kyrie Irving ishte lider tek ekipi humbës me 39 pikë.

Ndryshe nga Brooklyn Nets, Golden State Warriors triumfoi në shtëpi. Kampioni në fuqi triumfoi në “Chase Center” kundër Miami Heat me 13 pikë dallim, 123-110 shifrat finale.

Si zakonisht edhe kësaj radhe Stephen Curry ishte më i dalluari në parket me 33 pikë, 7 kërcime e 9 asistime.

Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Clippers pësoi disfatë nga Oklahoma City Thuder, me rezultat 118-110. Shai Gilgeous-Alexander ishte njeriu i ndeshjes me 24 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Punët hiç mirë s’i ka Sacramento Kings.

Ky klub pësoi humbje nga Memphis Grizzlies, me rezultat 125-110.

Kjo ishte disfata e katërt rresht për Kings derisa ende nuk e kanë shijuar fitoren.

  • 1

    Radio