Sporti

Sporti Më shumë

NBA: Chris Paul regjistron mbi 21,000 pikë

Prej tvteuta2 November 2022

Të martën në mbrëmje Phoenix Suns regjistruan fitoren e 5-të me radhë, pasi mposhtën Minnesota Timberwolves me rezultatin 116-107. Një nga kontribuesit e këtij triumfi ishte edhe Chris Paul që shënoi 15-të pikë, 8-të kërcime, 12-të asistime dhe 3 vjedhje të topit. 37-të vjeçari shënoi një tjetër arritje në karrierën e tij, pasi ka kaluar shifrën e 21,000 pikëve në “NBA”. Paul gjendet në pozitën e 38-të në listën e kosha-shënuesve më të mirë në histori të kësaj lige, me 21,007 pikë.