Politikë Më shumë

Nazif Cungu merr pjese ne takimin e Unionit të Bashkive Shqiptare

Prej tvteuta00:02, 27 Nëntor 2016

Kryetaret e 5 bashkive më të mëdha ku jetojnë shqiptarët në rajon, u mblodhën në Tiranë në takimin e parë të Konferencës së Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon.Siç kishte bërë me dije disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Komunes se Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi.Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë ndërsa në përfundim të saj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive.

Kryetari i Komune se Ulqinit, Nazif Cungu e pershendeti iniciativen e ketij takimi, duke vleresuar se bashkepunimi ne mes te komunave shqiptare duhet te jete edhe me i madh, duke theksuar se ky eshte nje rast i mire per te shpalosur idete e pergjithshme per bashkeveprim.

Veliaj tha se takimi nuk ka qëllime nacionaliste, por përfitimi të ndërsjelltë midis shqiptarëve në disa nga qëndrat më të mëdha në rajon.“Temat janë urbanistika,  çështjet e mjedisit, tema lidhur me kulturën, me inovacionin, teknologjinë dhe e fundit format e reja të financimit”, u shpreh Veliaj.

  • 1

    Radio