Rajoni/Bota Më shumë

NATO reagon për herë të parë pas sulmit me raketa në Poloni

Prej tvteuta15 November 2022

Pas raportimeve për rënien e raketave ruse në Poloni, ka reaguar për herë të parë NATO-ja. CNN ka raportuar se ka komunikuar me një zyrtar të NATO-s. Ai ka thënë se NATO është duke hulumtuar raportimet që raketa ruse kanë rënë në shtetin anëtar, Poloni. “Po i hulumtojmë këto raportimet dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë zyrtari i NATO-s për CNN. Të gjithë sytë janë drejt NATO-s për momentin, pasi ajo vazhdimisht deklaron se do të mbronte “çdo pëllëmbë” të territorit të saj nga agresioni rus në Evropë. Rusia e ka mohuar sulmin e supozuar.