Aktuale Më shumë

NATO nuk dëshiron një tjetër Luftë të Ftohtë

Prej tvteuta10:02, 28 Tetor 2016

NATO  nuk kërkon përballje me Rusinë dhe nuk dëshiron një tjetër Luftë të Ftohtë. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg për BBC.Plani për vendosjen e 4 mijë trupave ekstra  në Perëndim të Europës  ka si qëllim parandalimin, jo provokimin e konfliktit, tha ai, ndërsa shtoi se pavarësisht tensioneve aktuale, aleanca ushtarake nuk e sheh Rusinë si  kërcënim.

Marrëdhëniet  mes  Perëndimit dhe Rusisë kanë prekur limitin, që prej Luftës së Ftohtë. SHBA dhe Bashkimi Europian imponuan sanksione për Rusinë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina, në 2014-ën.Lufta në Siri është bërë gjithashtu shkak për rritjen e tensioneve, pasi forcat perëndimore e akuzojnë Rusinë për krime lufte gjatë bombardimeve në zonat nën kontrollin e opozitës, në mbështetje të qeverisë siriane.Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se ideja që Rusia ka skema agresive ushtarake në Europë është “qesharake”.

  • 1

    Radio