Sporti Më shumë

Napoli për herë të parë në çerekfinale të Championsit

Prej tvteuta15:58, 16 Mars 2023

Napoli e Amir Rrahmani do të paraqiten për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Suksesin historik, skuadra italiane e arriti të mërkurën mbrëma në stadiumin e saj “Diego Maradona”.

Napoli fitoi 3:0 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e dytë të një të tetës së finales së Championsit. Napoli kishte fituar 2:0 në Gjermani dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:0 bëri vend në çerekfinale.

Napoli është fare pranë titullit në Serie A, ndërsa po shkon drejt fazës së fundit edhe në Champions. Sulmuesi Victor Osimhen ka vazhduar me formë të lartë për të udhëhequr Napolin drejt fitores.

Ai shënoi për 1:0 në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë. Për 2:0 sulmuesi nigerian shënoi në minutën e 53-të. Ndërkohë golin e tretë për Napolin e shënoi Piotr Zielisnki në minutën e 64-t nga penalltia. Amir Rrahmani ka kompletuar ndeshjen në qendër të mbrojtjes dhe ka pasur tjetër paraqitje të sigurt. Napoli të premten prej orës 12:00 mëson kundërshtarin e çerekfinales.

Në mesin e tetë ekipeve më të mira evropiane, tri janë nga Italia.

  • 1

    Radio