Napoli i vetëm në krye të Serie A

Prej tvteuta17:41, 10 Tetor 2022

Napoli e ka mposhtur Cremonesen si mysafir me rezultatin 4:1 dhe tani është i vetëm në krye të Serie A.

Për napolitanët ishte fitorja e katër rresht dhe e shtata në nëntë ndeshje këtë sezon.

Matteo Politano (26), Giovanni Simeone (76), Hirving Lozano (90+3) dhe Mathias Olivera Miramontes (90+6) realizuan në triumfin e Napolit.

Amir Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 82-të.

Golin e vetëm për Cremonesen e shënoi Cyriel Dessers (47’).

Me 23 pikë, Napoli renditet i pari. Cremonese është e 19-ta me tri pikë.

  • 1

    Radio