Aktuale Më shumë

Mustafi: Lugina e Preshevës po përballet me spastrim etnik

Prej tvteuta09:23, 30 Gusht 2022

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, deklaroi se shqiptarët e Luginës së Preshevës po përballen me spastrim etnik, e kjo sipas tij, po bëhet për shkak të dy faktorëve kryesore. “Faktori i parë është diskriminimi sistematik që iu bëhet në çdo fushë shqiptarëve të Luginës nga Serbia, e faktori i dytë është qasja armiqësore ndaj shqiptarëve, që ka bërë të mos integrohen si duhet. Statistikat tregojnë se shqiptarët janë larg integrimit në institucione”, tha Mustafi.

Sipas kreut të Këshillit Kombëtar, largimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës po bëhet edhe për shkak të mosintegrimit, derisa shtoi se shqiptarët e Luginës po i lënë edhe vendbanimet autoktone. Mustafi deklaroi se pjesë e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Mustafa bëri të ditur se shqiptarët e Luginës kanë qenë të gatshëm t’i bartin pasojat e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, me qëllim që të forcohet shteti dhe sovraniteti i Kosovës.

  • 1

    Radio