Aktuale Më shumë

Mustafa takohet me ekspertët ndërkombëtarë për Demarkacionin

Prej tvteuta09:33, 25 Mars 2016

Kryeministri, Isa Mustafa, është takuar me ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë formuar një komision “ad-hoc” për të vlerësuar procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka theksuar gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës për të dhënë çdo lloj kontributi që mund t’i kërkohet nga ky komision”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.“

Po ashtu, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se ky komision vlerësues, i përbërë nga tre ekspertë nga SHBA-të, Gjermania dhe Britania e Madhe, do të kryejnë me profesionalizëm këtë proces”.Ky komision është themeluar me vendim të Presidentes, Atifete Jahjaga, pas pakënaqësive të Opozitës së Bashkuar me procesin e Demarkacionit

  • 1

    Radio