Aktuale Më shumë

Mustafa i ofron opozitës rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Prej tvteuta11:00, 27 Nëntor 2015

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka propozuar opozitës që të formojnë një komision të përbashkët  i cili do të rishikojë marrëveshjen ndërkufitare me Malin e Zi.

Ky propozim është në vazhdën e tentativave për zhbllokim të punës së Kuvendit, i cili ka kohë që po bllokohet nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje”, me arsyetimin se kjo marrëveshje, si edhe ajo me Serbinë, janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Opozita para disa ditëve i dorëzoi presidentes Jahjaga peticionin me 203,000 nënshkrime, ku kërkohet anullimi i marrëveshjes, kurse nesër për festën e flamurit do të organizohet edhe protestë në qendër të Prishtinës.

  • 1

    Radio