Politikë Më shumë

Mustafa nuk do konsensus, por bindje për demarkacionin

Prej tvteuta09:58, 13 Shtator 2016

Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur të mos mbajë pozicion neutral në procesin e konsultave shtesë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.Gjatë zhvillimit të kësaj nisme ai ka publikuar vetëm argumente pro versionit aktual të demarkacionit.Deri tani ka realizuar disa takime dhe nga të parat kanë qenë ato me kryetarët e komunave të rajonit të Dukagjinit, në të cilat shtrihet edhe vija kufitare, që është duke u kundërshtuar ashpër nga banorët lokalë, nga ekspertë dhe nga opozita.Disa nga kryetarët kanë thënë t’i kenë paraqitur argumente të forta kryeministrit, e që flasin për gabime në demarkim. Madje, Rasim Selmanaj i Deçanit ka thënë të jetë bindur edhe kryeministri se caktimi i kufirit është bërë gabim.

  • 1

    Radio