Mustafa kritikon zyrtarët e pushtetit lokal dhe politikanët: Një ditë kërkojnë hapjen e lokaleve, ditën tjetër mbylljen

Prej tvteuta20:09, 19 Nëntor 2020

Nga 12 masa të reja që ka sjellë Trupi Koordinues Nacional ,Policia Komunale nuk është Kompentente për t’i mbikqyrë të gjitha, tha Kryeshefi i Policisë Komunale, Milazim Mustafa në deklaratën dhënë televizionit Teuta . Sipas tij, Policia Komunale është kompentente për mbikqyrjen e  hapësirave publike ,pra respektimin e tubimeve ,jo më shumë se katër veta,dhe respektimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse. Kurse për mbajtjen e distancës dhe maskës në lokale ,Policia Komunale nuk e ka në kompetencë por është detyrë  e Inspekcionit Turistik Shtetëror dhe Komunal,në mvarësi se cilin status mbanë lokali ,me vendim të përkohshëm,apo të përhershëm.Poashtu mbikqyrjen e masave mbrojtëse në raste mortore i menaxhon Policia e Shtetit,ndërsa  mbikqyrja  e organizimeve të dasmave është në kompentencë të  Inspekcionit Turistik qoftë lokal apo i shtetëror.

Mustafa shprehet se as për personat të cilët janë të infektuar nuk kanë kompentecë për t’i kontrolluar,madje ata siç shprehet ai nuk posedojnë as listën e personave të infektuar,Këtë e bënë inspekcioni sanitar pranë Inspekcionit shtetëror.Nga ora 8.00 deri në orën 21.00 Policia Komunale bën mbikqyrjen e terrenit dhe pas këtij orari kompentencat i kalojnë Policisë së Shtetit.

Mustafa tha se shpesh hasin në probleme tek qytetarët,për mos mbajtjen e maskës në ambijente të hapura .

Ai kritikoi edhe përfaqsuesit e pushtetit lokal dhe partive politike të cilët në takimin e mbajtur në Katërkollë kanë kërkuar mbylljen e lokaleve,  kurse të njëjtit  ditë më parë kanë kërkuar të hapen  në Ulqin, çka sipas tij bie ndesh me atë çfarë është vepruar . Ata poashtu hedhin baltë mbi punën e Policisë Komunale, kurse as vetë nuk i kanë respektuar masat e TKN, thotë Mustafa.

Nga dita e marte në Katërkollë për të mbikqyrë terrenin nga ora 8 e mëngjesit e deri në ora 21 dy polic komunal  do të jenë në Katërkollë,fillimisht duke tërhequr vërejtje,por nuk do të mungojnë as dënimet.

 

  • 1

    Radio