Sociale Më shumë

Mustafa: Kosova dhe Peja nuk e humbin asnjë metër katror

Prej tvteuta17:42, 19 Korrik 2016

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Kosova nuk e humb asnjë metër katror nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Sipas tij, Republika e Kosovës i ka 10.906 kilometra katror dhe Komuna e Pejës i ka 603 kilometra katror, aq sa i ka pasur më herët. Mustafa përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka sqaruar se kufiri me Malin e Zi është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë dhe Pakon Ahitsaari, duke cituar pika konkrete të tyre që parashohin përcaktimin e kufirit sipas kritereve të aplikuara nga Komisioni.“Është shumë e qartë se pavarësia nuk është shpallur në bazë të hartave të viteve të tridhjeta, të dyzeta apo të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, por mbi bazën e territorit që Kosova ka pasur në vijat kufitare më 31 dhjetor të vitit 1988”, ka thënë ai, me këtë rast.

  • 1

    Radio