Aktuale Më shumë

Mustafa: Do ftoj opozitën dhe Listën Serbe të diskutojmë

Prej tvteuta16:47, 7 Shtator 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se do të nis një raund takimesh me opozitën dhe me Listën Serbe për sqarimin e të gjitha dilemave para se të ri-procedohet për në Kuvend, projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Këto komente, Mustafa i ka bërë pas ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve për Komuna, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe projekti DEMOS.“Do të bisedoj edhe me opozitën, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe Vetëvendosjen. Po ashtu, do të bisedojmë edhe me Listën Serbe para se të procedojmë tutje në mënyrë që t’i shterim të gjitha opsionet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që të pranoj kushtëzime qoftë nga Lista Serbe apo opozita.Ai ka theksuar po ashtu se tashmë ka biseduar me kryetarët e komunave që kufizohen me Malin e Zi nga të cilët kishte kërkuar “që të dëshmojnë nëse kanë ndonjë vërejtje se ndonjë pjesë e territorit të këtyre komunave është cenuar me marrëveshjen për Demarkacionin”Njëherësh, Mustafa tha se do ta diskutoj edhe çështjen e banorëve të cilët e kanë shfrytëzuar atë zonë kufitare për kullosa, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha problemet dhe shqetësimet e ngritura.

  • 1

    Radio