Aktuale Më shumë

Mustafa: Demarkacioni është kusht për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Prej tvteuta10:26, 14 Korrik 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi është interes shtetëror dhe në interes të shtetit, prandaj, sipas tij, duhet ikur nga kauzat partiak dhe vetanake.

Ai kundërshtimin e opozitës për demarkacionin e ka quajtur kauzë të sajuar. “Ne nuk e japim asnjë metër katror të Kosovës për asnjë çmim, as për viza as për asgjë. Jam i bindur se komisioni e ka bërë punën e vet mirë dhe nuk ka dyshime. Po të kishte bërë punën keq atëherë secili duhet ta dijë se kjo ka pasoja penale, pra është krim dhe dikush duhet të përgjigjet për atë vepër”, është shprehur Mustafa.

  • 1

    Radio