Muret e Kalasë mbushen me grafite
Prej tvteuta15:58, 2 Qershor 2016
Muret e qytetit te vjetër të Ulqinit janë mbushur me grafite, shkrime dedikuese si dhe me adresime të lokacioneve , siç janë adresimet për në restoranet mbrënda kësaj hapsire, dhe adresimi për në muzeun e Kalasë.
Anton Lulgjuraj punonjës i muzeut për Televizionin Teuta u shpreh se këtë vitë është shtuar numri i grafiteve, ai tha se përsonalisht nuk ka parë dikë por sipas informatave akterët e këtyre shkrimeve janë një grup adoleshentësh si dhe vetë banorët e kalasë të cilët i adresojnë turistet për në restoranet e tyre.
Sa i përket mbishkrimit “muzeu”, Lulgjuraj tha se ato nuk janë të shkruara nga punonjësit e muzeut por nga vetë banorët të cilët shfrytëzojnë rastin që me adresimin në muzeun e Kalasë gjatë rrugës të ndalen në restoranet e tyre.