Murati: Të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve dhe promovimin e e sportit

Prej tvteuta15:35, 22 Qershor 2016

Me formimin e ri të qeverisjes lokale në bazë të kualicionit mes partive kryesore, janë vendosur  edhe nënkryetarët e rinj të komunës së Ulqinit.Me vendim të kryetarit të komunës Nazif Cungu ,të gjithë ato kanë për detyrë që të kontrollojnë dhe evidentojnë nga 2 sekretariate.Arjan Murati i zgjedhur nga  radhët e Forcës  së Re Demokratike ka 45 ditë i cili ndodhet në funksionin e nënkryetarit në komunën e Ulqinit . Ai ka në mbikqyrje dy sekretariate,atë për buxhet dhe financa,si dhe për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm.Ai tregon për televizionin Teuta se objektivat  e tij janë që të ketë një administratë sa më efikase,një konsolidim të plotë të financave dhe transparencë të plotë ndaj qytetarëve.M egjithatë gjatë kësaj periudhe kaq të shkurtër janë shlyer të gjitha pagesat deri në muajin prill për punonjësit e komunës, si dhe është bërë zhbllokimi i dy ndërmarrjeve publike,për kultivimin e mbrojtjen e egërsirave si dhe qendrës për kulturë.

Për vecse Ulqini gjatë këtij sezoni nuk do të ketë më problemin  e ndërprerjes së ujit  të pijshëm,është drejt zgjidhjes edhe problemi financiar i komunës, i cili prej vitesh ka vuajtur dificitin financiar në bazë të borxheve të shumta që ka pasur.

Murati tregon edhe për fuqizimin e marrdhënieve me bashkësitë lokale , për ti paraprirë bashkëpunimit e për të gjetur zgjidhje në problemet që ato kanë. Ky bashkëpunim ka nisur që me asfaltimin e rrugëve ku është dashur të ndërhyhet menjëherë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit gjithashtu ka formuar një komision i cili ka të bëjë me financimin e sportit,ku në drejtim  të tij është vendosur sërish nënkryetari Arian Murati, i cili është i përkushtuar në këtë drejtim për të stabilizuar gjendjen e sportit në qytetin tonë,duke nisur  nga vendimi për financimin e sportit i cili do të aprovohet në kuvend , e më pas do të shpallet  konkursi publik ku mund të paraqiten të gjitha ekipet sportive si në grupe apo edhe individuale, e deri tek  gjetja e terrenit të favorshëm  për  ndërtimin e një stadiumi.

  • 1

    Radio