Sociale Më shumë

Mundet edhe më mirë(video)

Prej tvteuta11:29, 8 Janar 2015

Në gjimnazin privat “ Drita” mësimin e ndjekin 81 nxënës,të ndarë në 5 paralele. Drejtori i kësaj shkolle Fejzo Hoxha duke folur për rezultatet e suksesit dhe sjelljes së nxënësve në semestrin e parë shprehet se është relativisht i kënaqur,duke shtuar se gjithmonë mundet më mirë. Nga numri i përgjithshëm i nxënësve  60% të tyre kanë rezultuar me sukses pozitiv,ndërsa 40% negativ. “Nëse bëjmë krahasime me vite më herët mund të themi se kemi një situatë të njëjtë”- shprehet Hoxha. “Shkolla ka kuadro të mjaftueshme,por që mungojnë pajisjet për kabinete,pikësëpari të kimisë dhe biologjisë,mungon edhe një palestër për edukatë fizike”- shton drejtori Hoxha.

Përveç mësimit të rregullt në këtë shkollë zhvillohen edhe aktivitete të lira,ku vite me radhë nxënësit e këtij gjimnazi privat korrin suksese në garat e ndryshme.

Rikujtojmë që gjimnazi privat “ Drita” është themeluar në vitin 2006,dhe është gjimnazi i parë privat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, si dhe gjimnazi i vetëm privat në vend. Aktualisht këtu janë të punësuar 27 veta,ndër to 21 mësimdhënës.

  • 1

    Radio