Sociale Më shumë

Mujo Rexha dënohet me një vit burgim

Prej tvteuta10:14, 12 Nëntor 2015

Për shkak të ndërtimit pa leje të objektit shumëkatësh në lagjen Pinjesh, ulqinakuMujo Rexha u dënua dje me një vit burg. Në të njëjtin proces investitori i objektit pranë atij të Rexhës, Hajdar Cufaj, u dënua me tetë muaj burgim dhe tre vjet me kusht.

Rexha dhe Cufaj u dënuan sepse filluan ndërtimin e objektit me sipërfaqe 576 metër katrorë pa lejet e duhura. Objekti i Cufaj është rrënuar plotësisht, kurse i Rexhës filloi të rrënohet para disa kohëve, por gjatë procesit një punëtor mbeti i vdekur.

  • 1

    Radio