Sporti Më shumë

Mourinho dhe Guardiola përballën sërish

Prej tvteuta17:36, 22 Shtator 2016

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola do të përballen sërish, kësaj here në Kupën e Ligës. Shorti risolli derbin e Manchenster -it pak kohë pas atij të luajtur në kampionat, i fituar nga City.Guardiola fitoi duelin e parë, ndërsa Mourinho ka mundësinë e revanshit më herët se sa e mendonte. Manchester United kaloi në turin e tretë Northampton Town, duke e mundur me rezultatin 3 – 1.Një fitore pas disa disfatave radhazi për Mourinho, i cili po kritikohej nga tifozët. Manchester City eliminoi Swansea duke e mundur me rezultatin 2 – 1.Ndeshja do të luhet më 26 Tetor në “Old Trafford”. Sfidat mes Mourinho dhe Guardiola do të përsëriten ashtu si në Spanjë.Një tjetër takim tërheqës i turit të katërt është Liverpool – Tottenham.

  • 1

    Radio