Motoçiklisti nga Ulqini aksidentohet në Sutomore

Prej tvteuta10:19, 15 Korrik 2016

Fatmir Spuzha nga Ulqini është aksidentuar mbrëmë rreth orës 21.00 në Sutomore, derisa po kthehej per ne Ulqin nga Festivali Sea dance i cili po mbahet ne Jaz te Budves.

Sipas informatave të dhena per TV Teuta, Spuzha është përplasur nga një automjet deri tani i panjohur, kurse shoferi menjehere ka ikur nga vendngjarja. Policia eshte duke i kryer hetimet lidhur me rastin ne fjale.

Nga Shërbimi i Urgjencës është lajmëruar se Spuzha është lënduar por nuk ndodhet në rrezik për jetën. Lendimet e para tregojne se ka demtim ne kemben e djathte dhe priten intervenime te metejshme mjekesore.

 

 

 

foto: Sutomorske Novine

  • 1

    Radio