Rajoni/Bota Më shumë

Moti i ngrohtë nuk është garanci për zhdukjen e koronavirusit

Prej tvteuta10:30, 10 Prill 2020

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha të enjten se nuk është e sigurt nëse kërcënimi i koronavirusit që ka përfshirë botën, do të zbehet me ngrohjen e kohës në hemisferën veriore gjatë javëve të ardhshme. “. Duhet të supozojmë se virusi do të vazhdojë të veprojë. Nëse koha na ndihmon, në rregull, por nuk duhet ta supozojmë një gjë të tillë”, tha Fauci. Vendet e botës vazhdojnë të përballem me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të koronavirusit. Sipas shifrave të fundit të Universitetit Johns Hopkins, mbi 1.6 milionë vetë në gjithë botën janë prekur, dhe mbi 95 mijë kanë vdekur.

  • 1

    Radio