Politikë

Aktuale Më shumë

Moszgjedhja e gjyqtarëve kushtetues vë në pikëpyetje përmbushjen e detyrimeve ndaj KE

Prej tvteuta28 October 2022

Bashkë-raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës shprehën keqardhjen e tyre që Parlamenti malazez nuk mori pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Na vjen keq që Parlamenti i Malit të Zi nuk mori pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në seancën e 21 tetorit”, thanë Damien Cottier (Zvicër, ALDE) dhe Nikos Tornaritis (Qipro, EPP/CD), bashkëraportues të Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSSE) për dialogun post-monitorues me Malin e Zi. “Këto emërime janë obligim kushtetues për Kuvendin, aq më tepër që Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi nuk ka më kuorumin e nevojshëm për të vendosur për mosmarrëveshjet zgjedhore. Përmirësimi i besimit në procesin zgjedhor është një nga çështjet kyçe për Malin e Zi dhe zgjedhjet lokale apo kombëtare nuk duhet mbajtur pa një gjykatë plotësisht funksionale”, shtojnë ata. “Emërimi i gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese duhet të vendoset vetëm në bazë të integritetit dhe meritës”, nënvizuan bashkë-raportuesit, duke shprehur zhgënjimin për dështimin e partive politike për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre dhe për të vepruar në interes të vendit, pavarësisht deklaratave të bëra gjatë vizitës së raportuesve në korrik. “Kjo lloj sjelljeje vë në pikëpyetje vullnetin e aktorëve kryesorë politikë për të përmbushur efektivisht detyrimet e tyre ndaj Këshillit të Evropës”, ​​përfundojnë ata.