Aktuale Më shumë

“(Mos) Hesht” kënga e re e Eliza Markiq

Prej tvteuta13:31, 24 Shkurt 2016

14 vjeçarja Eliza Markiq është duke realizuar ëndrrën e saj më të madhe. Që më e vogël ëndërronte të bëhet këngëtare, edhe pse merret me shumë aktivitete tjera, sportin gjithashtu e ka hobi, por pasioni i saj më i madh është muzika.

Herën e parë ku u ndëgjua zëri i saj ishte në edicionin e parë të “Star Fest-it”. U paraqit për herë të parë në skenë para publikut, por edhe para jurisë profesioniste. Gjatë gjithë garimit Eliza ishte favoritja e të gjithëve, si për zërin e spikatur ashtu edhe për thjeshtësin e saj.

Pas këtij kompeticioni ajo vazhdoj të merret me këndim. Imi Nimanbegu njëri nga mentorët e këtij spektakli ishte shtyesi i Lizës. Komponoi këngën e parë “Shqipe në flamur” këngë e kushtuar ditës së flamurit, pastaj këngën e dytë “Ëndërr”.

Por, Eliza vjen me këngën e saj të re, e treta me radhë. Një bashkëpunim i vazhdueshëm me Imi Nimanbegun i cili punoj në muzikë dhe orkestrim, kurse teksti i Flutur Mustafës. Teksti flet mbi pozitën e femrës në përgjithësi e cila shpesh herë është e cunguar në shoqëri. Flutura në tekstin e këngës (MOS)HESHT e spjegon shumë bukur këtë fenomen shoqëror.

Ekipi i televizionit Teuta ishte gjatë xhirimeve të klipit të saj të parë, ku u takuam me Elizën, kompozitorin e saj Imin, Ali Zigelin i cili eshte edhe regjisori i këtij klipi, por edhe me nënën e Lizës, Florën.

Gjatë xhirimeve u vërejtën emocionet e Elizës.

Imi Nimanbegu flet për bashkëpunimin e tij me Elizën i cili premton se do të vazhdojnë të sjellin art të bukur së bashku pasi që zëri Lizës premton shumë.

Ali Zigeli është një emër i cili njihet për punën e tij të bukur, për ideat e tija interesante dhe ishte shumë i emocionur që pati rastin të punojë me një talente të re.

Prindërit janë ato të cilët janë përkrahja më e madhe e fëmijëve, ky është rasti edhe me Elizën. Nëna e saj Flora është mbështetja e saj më e madhe.

Eliza, me këngën “(MOS) HESHT”  do marr pjesë në një festival të njohur mbarëshqiptar, por që dëshirojn që edhe një periudhë mos ta zbulojnë akoma se për cilin kompeticion bëhet fjalë.

  • 1

    Radio