Sporti Më shumë

“Montenegro Trophy 2015”

Prej tvteuta16:22, 22 Shtator 2015

Kanë filluar aktivitetet e para sportive për klubin e taekowndos Ulqini. Në kryeqytetin e Malit të Zi me datën 20 shtator u mbajt turneu ndërkombëtarë “Montenegro Trophy 2015”. Në këtë turne morën pjesë rreth 200garues nga vendet e rajonit, ku klubi i taekwondos Ulqini prezantohet me 6 garues të cilët korrën sukses, kështu shprehet trajneri i këtij klubi Fikret Dushku.
Rezultatet e arritura në këtë turne janë të shumëta. Me medalje të artë u shpërblyen Artan Fici dhe Amra Dushku, me medalje të argjend Medina Kanaqi, kurse me të bronzët Edina Kraja.
Ndër vite ky klub është duke treguar sukses edhe kjo gjë dëshmon se edhe rinija e Ulqinit ka interesim për sporte të ndyshme, dhe të veçanta siç është taekwondo-ja.

  • 1

    Radio