Monstat: Ne dënojmë çdo përpjekje për të politizuar regjistrimin
Prej tvteuta14:50, 30 Nëntor 2023
Drejtoria e Statistikave Monstat njoftoi se dënon të gjitha tentativat për të mashtruar opinionin përmes keqinterpretimit të deklaratave, si dhe krijimin e tensioneve dhe politizimin e Censusit.
Nga Monstat u deklaruan pasi kryeministri Millojko Spajiq njoftoi se fillimi i regjistrimit po shtyhet për më 3 dhjetor.
“Kujtojmë opinionin se në konferencën e mbajtur sot për media, drejtori i Entit të Statistikave, Mirosllav Pejoviq, duke folur për softuerin, ka thënë qartë se Autoriteti i Statistikave me iniciativën e tij ka krijuar specifikimin teknik (detyrën e projektit) për softuer me kapacitetet e veta. Me atë rast, Pejoviq tha se këtë detyrë të vetë-inicuar do ta paraqesë si propozim në Komisionin Qeveritar, i cili presim të formohet së shpejti dhe i cili më tej do të vlerësojë nëse specifikimi është i përshtatshëm”, thuhet në deklaratën e Monstat.
Kujtojm se Spajiq ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e regjistrimit është marrë në një seancë elektronike të Qeverisë së Malit të Zi.
“Vendimi i opozitës është dëshmi se po maturohet një ndërgjegje e re politike, e cila vendos interesin e shoqërisë dhe shtetit mbi të gjitha dhe mbi gjithçka. Mund të ketë nga ata që mendojnë se gjatë këtyre muajve ka pasur humbje kohe, por për mua kjo është shumë e rëndësishme për pajtimin e Malit të Zi dhe vetë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Spajiq.