Sporti Më shumë

Momenti kur Kevin Durant arrin në kuotën e 26.000 pikëve në NBA (VIDEO)

Prej tvteuta17:30, 18 Nëntor 2022

Kevin Durant ishte lider në fitoren e Brooklyn Nets ndaj Portland Trail Blazers, me rezultat 109-107. “KD” dhuroi paraqitje mbresëlënëse në “Moda Center”, duke shënuar 35 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.

Kjo ndeshje ishte e veçantë për 34 vjeçarin pasi ai u bë basketbollisti i 19-të në histori të NBA që arrin në kuotën e 26,000 pikëve në karrierë.

E në çoftë se Durant vazhdon me këtë formë atëherë ai  gjatë këtij sezoni mund të lë pas vetës shtatë legjenda të NBA këtë sezon sa i përket pikëve: Kevin Garnett (26,071 pikë – i pensionuar), John Havlicek (26,395 pikë – i pensionuar), Paul Pierce (26,397 pikë – i pensionuar), Tim Duncan (26,496 pikë – i pensionuar), Dominique Wilkins (26,668 pikë – i pensionuar), Oscar Robertson (26,710 pikë – i pensionuar) dhe Hakeem Olajuwon (26,946 pikë – i pensionuar).

  • 1

    Radio