Mogul: Vazhdon pastrimi i Pyllit të pishave në Meteriz
Prej tvteuta2 June 2016
Nga Organizata joqeveritare MOGUL njoftojnë vazhdimin e pastrimit të Pyllit të pishave në Meteriz. Ato ftuan institucionet kompetente si dhe profesionistët tjerë që të shëtisin në këtë hapësirë, ta shohin dhe të propozojnë zgjidhje për rregullimin e saj. Banorët e kësaj pjese të Ulqinit po ashtu sugjerojnë revitalizimin e Pyllit të pishave dhe ndërtimin e pistës shëtitore deri tek Çinari dhe më tej kah Limani dhe Bashbylyku.