Sociale Më shumë

MogUl : Trajnim mbi manualin “101 aktivitete për fëmijët me pengesa në zhvillim”

Prej tvteuta16:22, 7 Nëntor 2016

OJQ “Mogul”  zhvilloi trajnim me përfaqesues të qendrave ditore, mësimdhënës, asistentë e pedagogë të shkollave fillore e të kopshteve si dhe me përfaqësues të shoqatave të prinderve  mbi përdorimin e manualit për fëmijë me pengesa në zhvillim. Ky manual vjen  në kuader të projektit “101 aktivitet për fëmijë me pengesa në zhvillim”, projekt ky i cili mbështet nga Komisioni për ndarjen e të ardhurave nga lojrat e fatit.

Autore të ketij manuali janë dy psikologet nga Ulqini,  Ardita Kovaçi dhe Suela Dibra Kaca, ndërsa kordinatore e projektit është Vjollca Çobaj, profesoreshë e gjuhës angleze. Qellimi i këtij projekti është që të ndihmohen fëmijët me pengesa në zhvillim duke hartuar mjete konkrete edukative – arsimore të cilat ndihmojnë punën e përditshme si në qendra ditore ashtu edhe në kopshte dhe shkolla. MogUL ka për qellim qe 200 kopje të këtij manuali të jenë pjesë e shkollave fillore, kopshteve dhe qendrave ditore,  duke ofruar mundësi konkrete që të ndihmohen fëmijët me pengesa në zhvillim duke u bazuar në potencialin dhe nevojat e tyre në menyre që të arrihet nivel me i lartë i edukimit arsimor.

  • 1

    Radio